Aktualitet

I qetë brenda shtëpisë së tij, si u tentua eliminimi me snajper i Ardian Çapjas, autori gaboi me disa cm, ja ku e mori plum

8 Qershor 2020, 09:17 Nga DOSJA
I qetë brenda shtëpisë së tij, si u tentua eliminimi me

ELBASAN- Dosja.al ka zbuluar detaje të reja lidhur me plagosjen e Ardian Çapjas në shtëpinë e tij gjatë paradites së sotme. Mësohet se ai është qëlluar nga një snajper dhe se plumbi e ka marrë në shpatull.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Krastës në Elbasan. Ardian Çapja, koka e familjes dhe pronari i një sërë bizneseve në Elbasan ka rënë pre për herë të tretë e një atentati, ku është qëlluar me snajper, por nuk është arritur që të eliminohet.

I plagosur ka ngelur edhe një zjarrfikës i cili ka tentuar të shuajë flakët tek makina e djegur e autorëve, por aty është përballur me shpërthimin e disa fishekëve. Për fat të mirë, efektivi është në gjendje të mirë për jetën. Akoma nuk dihet identiteti i autorëve, por dyshohet se shkak mund të jetë një konflikt për territoret në Elbasan. Ajo që është më kontradiktore në këtë ngjarje është këmbëngulja e familjarëve për të mos pranuar atentatin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja elbasan plagoset ardian capja plagosje ne elbasan ardian capja elbasan plagoset ardian capja plagosje ne elbasan

Sondazh

Poll