Aktualitet

“Të paçim komandant, se djemtë po ta ndjekin këshillën”, gazetari Artan Hoxha ironi me Ramën për atentatin e

8 Qershor 2020, 11:10 Nga DOSJA
“Të paçim komandant, se djemtë po ta ndjekin

ELBASAN– Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i cili ka ngritur shpesh problemet me përplasjen mes grupeve rivale në Elbasan, ka komentuar në rrjetet sociale atentatin ndaj të fortit të fisit “Çapja”, Ardian Çapjas. Në një status, ku rikujton deklaratën e kryeministrit Edi Rama në vitin 2018, i cili fill pas vrasjes në ish-bllok, tha se bandat le të vazhdojnë të hanë kokën e njëri-tjetrit, Hoxha thotë se djemtë e krimit, po ia ndjekin këshillën të parit të qeverisë. Gazetari Artan Hoxha ka publikuar foton e kryeministrit Edi Rama me objektivin e atentatit që ndodhi sot në Elbasan, Ardian Çapja.

REAGIMI I PLOTË: 

“Ta hanë kokën e njeri-tjetrit, dhe sa herë ta hanë kokën e njëri-tjetrit, që ta dish ti, unë nuk ndjej absolutisht asnjë gjë tjetër, përveç se marrim frymë thellë. Kështu që kur të hanë kokën e njëri-tjetrit, hëngshin kokat e njëri-tjetrit, dhe mos u ngopshin duke ngrënë kokat e njeri-tjetrit”…

“Të vrasin njeri-tjetrin, ta bëjnë ata, dhe janë të lutur ta bëjnë”… Të paçim, komandant, po ta ndjekin këshillën.

Atë po bëjnë. Po hanë kokat e njëri-tjetrit dhe nuk po ngopen se ngrëni kokat e njëri-tjetrit… Kur agjencitë e zbatimit të ligjit, kthehen në agjenci funerale, normale që zjarrfikësit do plagosen duke fikur zjarrin e makinës se atentatorëve, pasi janë larguar nga vendi i krimit…”.
Reagimi lidhet me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Elbasan, ku Ardian Çapja, koka e familjes dhe pronari i një sërë bizneseve në Elbasan ka rënë pre për herë të tretë e një atentati, ku është qëlluar me snajper, por nuk është arritur që të eliminohet.

I plagosur ka ngelur edhe zjarrfikësi Dash Muhaxhiri, i cili ka tentuar të shuajë flakët tek makina e djegur e autorëve, por aty është përballur me shpërthimin e disa fishekëve. Për fat të mirë, efektivi është në gjendje të mirë për jetën.

Akoma nuk dihet identiteti i autorëve, por dyshohet se shkak mund të jetë një konflikt për territoret në Elbasan. Ajo që është më kontradiktore në këtë ngjarje është këmbëngulja e familjarëve për të mos pranuar atentatin, pasi pretendojnë se Ardian Çapja, u plagos teksa po rregullonte disa punë në vilën e tij në zonën e Krastës në Elbasan.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja artan hoxha edi rama plagoset ardian capja ardian capja artan hoxha edi rama plagoset ardian capja

Sondazh

Poll