Sport

Mesfushori i kombëtares shqiptare me rekord në Gjermani, ka 16 kartonë të verdhë

6 Qershor 2020, 19:38 Nga DOSJA
Mesfushori i kombëtares shqiptare me rekord në Gjermani, ka 16

Klaus Gjasula është zyrtarisht një rekordmen në Bundesligë. Ky është sezoni i tij i parë në elitën e futbollit gjerman dhe ka arritur një rekord jo edhe aq pozitiv.

Ai është lojtari më i ndëshkuar në kampionat. Sot, në minutën e 22 të ndeshjes së Paderbornit me Leipzigun, Gjasula mori karton të verdhë për një nga dyluftimet e zakonshme dhe gjithsej këtë sezon ka 16 kartonë të verdhë.

Me lojën që mesfushori shqiptar bën, është e qartë se është e vështirë që të shmangë ndëshkimet nga gjyqtarët të cilët duket sikur e kanë piketuar atë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bundesliga gjasula rekord bundesliga gjasula rekord

Sondazh

Poll