Sport

100-vjetori i klubit, surpriza e tifozëve të Tiranës: Shikoni grafitet që kanë mbushur muret e kryeqytetit

6 Qershor 2020, 16:00 Nga DOSJA

Me rastin e 100-vjetorit të Tiranës, tifozët bardheblu këtë vit po bëjnë një gjë spektakolare. Ata po mbushin muret e kryeqytetit me grafite të ndryshme, duke shpalosur talentin e tyre.

Punimet e tyre postohen vazhdimisht në rrjetet sociale dhe Dosja ka zgjedhur disa prej grafiteve më interesante në faqen “Tirona Droga ime”. Sikur të mos mjaftonte ky vit jubilar, skuadra bardheblu këtë sezon po i bën hysmetin vitit special, sepse është shumë pranë fitimit të titullit kampion.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Egbo po ecën në mënyrë fantastike dhe këtë verë me siguri do ta shohim duke ngritur trofeun. Kryeqytetasit e meritojnë këtë triumf, duke përfshirë këtu edhe tifozët e Partizanit, të cilët vjet gjithashtu festuan titullin pas shumë vitesh në thatësirë.

M.P. / Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport 100-vjetori grafite tirana 100-vjetori grafite tirana

Sondazh

Poll