Sport

“Trajneri ynë ishte i prekur nga koronavirusi”, flet presidenti i klubit italian

6 Qershor 2020, 18:21 Nga DOSJA
“Trajneri ynë ishte i prekur nga koronavirusi”, flet presidenti

Fiorentina ishte një ndër skuadrat italiane më të prekura nga koronavirusi gjatë marsit. Lojtarë të ndryshëm u prekën nga COVID-19, mes tyre edhe trajneri.

Këtë lajm e ka zbuluar Rocco Commisso, presidenti i klubit nga Firence. Ai e preku këtë temë gjatë konferencës për shtyp të ditës së sotme. “Iachini më ka impresionuar, punon shumë. Ka qenë i sëmurë këtë periudhë, ishte infektuar nga koronavirusi dhe unë nuk e dija. Ai ka mbështetjen time të plotë”, deklaroi Commisso.

6 lojtarë violë u infektuan dhe luftuan me virusin e frikshëm, mes tyre Patrick Cutrone, Dusan Vlaovic dhe kapiteni i skuadrës, German Pezzella.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fiorentina serie a trajneri fiorentina serie a trajneri

Sondazh

Poll