Sport

Shqiptari nuk të fal kollaj, portieri Strakosha hedh në gjyq gazetarin që shpifi për të

6 Qershor 2020, 16:27 Nga DOSJA
Shqiptari nuk të fal kollaj, portieri Strakosha hedh në gjyq gazetarin

Thomas Strakosha i mban premtimet. Masimo Brambati, ish-futbollist dhe sot komentator sporti, e ka kuptuar këtë më mirë se të gjithë, sepse do të vuajë pasojat e deklaratës së tij për mediet italiane mbi infektimin e portierit shqiptar me koronavirus.

Për gardianin e Lacios ai pati thënë se dëmtimi në gishtin e këmbës ka qenë një mbulim për të fshehur infektimin. Fjalët e Brambatit nuk do të mbeten me kaq, sepse Strakosha nuk i ka harruar.

Mediet italiane raportojnë se portieri kuqezi ka vendosur ta çojë në institucionet e drejtësisë në Itali. Ai ka hartuar një padi për shpifje dhe së shpejti do të merret edhe një vendim. Strakosha do të marrë një dëmshpërblim të majmë financiar për dëmin moral dhe psikologjik.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus gjyq strakosha coronavirus gjyq strakosha

Sondazh

Poll