Sport

Zidane projekton dy skuadra të ndryshme, problemi i tij numër 1 është ëndrra e trajnerëve të tjerë

6 Qershor 2020, 16:31 Nga DOSJA
Zidane projekton dy skuadra të ndryshme, problemi i tij numër 1

Zinedine Zidane është nga ata trajnerë, të cilët kanë gjithmonë probleme luksi me skuadrën e tyre. Mediet spanjolle raportojnë se francezi po mendon të krijojë një Real Madrid me dy skuadra.

Kjo ide e tij ngjan me atë të para tre viteve, kur fitoi Champions League me dy ekipe, një me titullarë dhe një me lojtarë rezervë. Pra, dy skuadra që alternohen në mënyrë të përkryer në varësi të kundërshtarit.

Zidane ua shpjeguar lojtarëve këtë plan. Ai do të luftojë në dy fronte: Champions League dhe La Liga. Nëse nuk ia del në Champions League – sepse ka humbur ndeshjen e parë me Manchester City – mbase nuk do të jetë nevojë të mbajë dy skuadra në mendje.

Real Madrid ka 25 lojtarë në organikë dhe i vetmi problem është se nuk ka një sulmues rezervë në vend të francezit Karim Benzema. Alternativa mund të jetë Asensio, i cili mund të aktivizohet si nëntë false.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport formacione real madrid zidane formacione real madrid zidane

Sondazh

Poll