Sport

Bayern nuk njeh limite në Bundesligë, shkatërron 4-2 Leverkusenin

6 Qershor 2020, 15:43 Nga DOSJA
Bayern nuk njeh limite në Bundesligë, shkatërron 4-2 Leverkusenin

Bayern mposhti sot në transfertë Bayer Leverkusenin me rezultatin 2-4. Ekipi vendas e nisi takimin shumë mirë, pasi kaloi në avantazh në minutën e 10′ me anë të Alarios. Ky i fundit nuk gaboi përballë Neuer për 1-0.

Gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë sepse kampionët barazuan me anë të Coman. Francezi gjeti rrjetën në minutën e 27′ me një goditje të bukur për 1-1. Goretzka ktheu rezultatin për 1-2 në minutën e 42′ me një gol të bukur.

Gnabry shënoi golin e tretë në minutën e 45’+1′ duke çuar Bayernin me rezultatin 1-3 në dhomat e zhveshjes. Nuk mund të mungonte në këtë ndeshje goli i Lewandowskit. Polaku çoi shifrat në 1-4 duke thyer rekordin personal të golave. Shtatlarti ka shënuar 44 gola këtë sezon.

Wirtz ngushtoi rezultatin në 2-4 në minutën e 89′. Bayern Munchen vazhdon kryesimin me 70 pikë, ndërsa Leverkusen mbetet në vendin e 5 me 56 pikë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern bundesliga leverkusen bayern bundesliga leverkusen

Sondazh

Poll