Sport

“Në vitin 2008 u bëra gati të shkoja tek Interi”, Xavi ndryshoi mendje prej Guardiolës

6 Qershor 2020, 17:32 Nga DOSJA
“Në vitin 2008 u bëra gati të shkoja tek Interi”,

Xavi në vitin 2008 ka qenë pranë transferimit tek Interi. Ai e ka zbuluar këtë në një intervistë për DAZN, duke thënë se katalanasit kanë dashur ta shesin. Interi asokohe kishte shumë interes për të.

“Sapo kishim fituar Europianin dhe mësova se klubi donte të më shiste. Shkova të flisja me Guardiolën dhe menjëherë ndryshova mendje. Nuk mendova për Interin apo Bayernin, sepse Pep më tha se nuk e imagjinonte skuadrën pa mua”.

Guardiola i dha një koncept të ri futbollit me Barcelonën e tij, duke fituar dy herë Champions League. Xavi ishte protagonist absolut i suksesit të katalanasve.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona inter xavi barcelona inter xavi

Sondazh

Poll