Sport

Tirana niset drejt Gjirokastrës me përgjigjet e testeve, lojtarët bardheblu janë të pastër

6 Qershor 2020, 15:42 Nga DOSJA
Tirana niset drejt Gjirokastrës me përgjigjet e testeve, lojtarët

TIRANË-Lajme pozitive për sa i përket testeve për Koronavirus te Tirana. Burime pranë klubit bëjnë me dije se të gjithë futbollistët dhe pjesarët e klubit bardheblu janë të pastër, duke mos rezultar asnjë i prekur, pas sfidës ndaj Bylisit që u zhvillua ditën e mërkurë ku skuadra e Egbo triumfoi me rezultatin 1-3.

Një lajm ky që i ndez dritën jeshile, takimit të nesërm mes Luftëtarit dhe Tiranës. Pritet që së shpejt klubi bardheblu të dalë me një komunikatë nëpërmjet faqes zyrtare në lidhje me përgjigjet e tamponëve të kryera mëngjesin e ditës së sotme.

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport superliga tirana superliga tirana

Sondazh

Poll