Aktualitet

27-vjeçarja bën rrëfimin tronditës: Mësuesi i fesë islame në jetimore abuzonte me ne. Na fuste në bodrum, ishin 10 vjeç

6 Qershor 2020, 19:26 Nga DOSJA
27-vjeçarja bën rrëfimin tronditës: Mësuesi i

TIRANË- Adriana, 27-vjeçarja që është rritur në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, ka bërë sot një rrëfim tronditës.  Ajo ka thënë se në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, ka qenë një mësues i fesë islame që abuzonte me to. Në rrëfimin e saj në emisionin “Dua të të bëj të Lumtur” në Top Channel, Adriana u shpreh se mësuesi i fuste në bodrum, i rreshtonte fëmijët e vegjël dhe zbuzonte seksualisht me to.

Kishim një mësues të fesë islame, dhe abuzonte seksualisht me ne të gjitha. Ishim nga 10-14 vjeç. Ai na fuste në bodrum te shtëpia e fëmisë dhe na rreshtonte. Na trembte me fantazma dhe na dhunonte.

Abuzonte me të gjitha ne, thoshte ‘çfarë do i bëj fëmijës së parë do u bëj të gjithave’. Nuk kishim ku të denoncimin, ishim të pafuqishme”, u shpreh Adriana. Më tej 27-vjeçarja tha se nëse dikush nga vajzat nuk pranonte abuzimin e mësuesit, do dënohej, do lidhej tek kaloriferi dhe do lihej pa ngrënë e pa gjumë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriana berisha jetimorja ne shkoder adriana berisha jetimorja ne shkoder

Sondazh

Poll