Aktualitet

VIDEO/ Të rinjtë protestë në Durrës: Marshojmë për zërin e mbytur të grave dhe vajzave

6 Qershor 2020, 19:09 Nga DOSJA
VIDEO/ Të rinjtë protestë në Durrës: Marshojmë

DURRËS- Pasditen e sotme qindra të rinj kanë marshuan në rrugët e Durrësit kundër abuzimit seksual të vajzave e grave. Të rinjtë e nisën marshimin pasdite, duke kërkuar dënimin e autorëve të abuzimeve seksuale dhe emancipimin e shoqërisë.

Protestuesit u shprehën të pakënaqur për punën e policisë dhe gjykatave në vendin tonë. Një prej vazjave organizatore të protestës, Gladiola Çopa është shprehur se protesta bëhet për zërin e mbytur të grave të dhunuara.

Sot u mblodhëm për një marshim kundër zërit të mbytur të grave dhe vajzave. Të flasim për femrën e dhunuar dhe të përdhunuar. Ne mundohemi të ngremë zërin dhe të ngremë zërin për femrën që nuk mund të flasë dhe të është mbyllur në vetëvete pasi ka frikë nga shoqëria”, u shpreh Çopa.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gladiola çopa proteste ne durres gladiola çopa proteste ne durres

Sondazh

Poll