Aktualitet

U infektua për herë të dytë, kush është mjeku që po lufton sërish me COVID-19. Dyshohet se virusin e mori nga vajza

6 Qershor 2020, 15:05 Nga DOSJA
U infektua për herë të dytë, kush është mjeku

TIRANË- Ministri e Shëndetësisë ka njofuar sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar dhe 20 raste të reja me COVID-19. Në njoftimin për mediat, ministria bën me dije se sot ka pasur 1 rast të riinfektimit të personelit shëndetësor.

Dosja.al ka mësuar se një mjeku që është infektuar punon në Spitalit të Durrësit. Bëhet fjalë për mjekun e njohur, Beqir Gelaj, i cili ishte mjeku i parë që u infektua me COVID në vendin tonë.

Deri tani dyshohet se shkak i infektimit për herë të dytë i mjekut këtë është bërë vajza e tij, mjeke në QSUT, po ashtu e prekur më herët nga virusi. Ka qenë vajza që ka infektuar dhe babanë e saj, pasi mësohet se ka qenë asimptomatike.

Sot paradite, Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Gjatë 24-orëve të fundit janë kryer 253 testime, nga të cilat janë shënuar 20 raste të reja të infektuara. Harta është përhapur në Tiranë, Shkodër, Krujë, Tropojë dhe Durrës. Disa nga  rastet e reja janë kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet beqir gelaj infektimi i mjekeve masat kunder covid 19 beqir gelaj infektimi i mjekeve masat kunder covid 19

Sondazh

Poll