Aktualitet

“Më tregoi organin gjenital”, vajza tregon ngacmimin seksual: Ishin disa çuna të rinj, njëri uli pantallonat dhe po më

6 Qershor 2020, 15:00 Nga DOSJA
“Më tregoi organin gjenital”, vajza tregon ngacmimin seksual:

TIRANË- Fenomeni i ngacmimit seksual kohet e fundit është shtuar shumë, kjo pasi dhe denoncimet po bëhen publike. Një vazjë e quajtur Viktoria ka publikuar sot në rrjetet sociale një denoncim të një ngacmimi seksual që i është bërë kohë më parë.

Në një video ajo shprehet se gjatë një shëtitje nga liqeni është përballur me një ngjarje tronditësë. Sipas rrëfimit të saj, disa të rinj e kanë ngacmuar, e kanë sharë dhe ofenduar me fjalë banale dhe njëri prej tyre i ka treguar dhe organin gjenital.

RRËFIMI I SAJ I PLOTË

Isha nga liqeni, ishte ora rreth 6-7 e pasdites, kishte shumë lëvizje. Në një moment isha ulur në një stol dhe po pushoja dhe afrohen dy çuna të rinj, rrinë si bufa…nuk flasin, thjesht më shikojnë. Po prisja që të iknin por nuk po iknin prandaj iu ktheva “Keni humbur gjë?”, më thanë “s’na ka humbur gjë, por po të shikojmë”. Njëri prej tyre filloi të fliste me fjalë shumë të pista, unë të bëj kështu, unë të bëj ashtu.

Unë nuk thashë asgjë. U përpoqa t’i injoroj dhe ky personi me këto fjalët e “bukura” filloi të ulte pantallonat e tij dhe të nxirrte organin gjenital jashtë. U shokova. Më ka ndodhur dhe herë tjetër, kur dal nga liqeni kam hasur shumë perversa, maniakë, kanë qenë moshë e madhe, mbi 50 vjeç. Kanë ulur pantallonat ndërkohë që po ecja. Këto më bënë përshtypje se ishin çuna të rinj, uli pantallonat dhe po më thoshte “shikoje, shikoje”. Unë nuk po e shikoja dhe në momentin që u ktheva kisha celularin në dorë dhe i bëra një foto.

Kishte shumë njerëz vërdallë atë ditë dhe atij nuk i interesoi fare kjo gjë. Kjo gjë më shqetëson sepse ndodh shumë shpesh. Unë do jem e para që do jem në protestë. Shpresoj që të jeni dhe ju sepse duhet ta luftojmë këtë gjë. Mua më vjen shumë keq që këto ngjarje ndodhin akoma dhe nëse nuk flas unë, nëse nuk flet as ti, këto njerëz nuk do të ndëshkohen. Unë u preka goxha dhe fillova të qaj sepse më vjen shumë inat që kjo gjë injorohet. Aty asnjë nuk foli dhe asnjë nuk bërtiti.

Kur ua tregova disa personave gjëja e parë që më thanë ishte “Po pse po rrije vetëm aty?”. Unë nuk duhet të kem frikë të dal apo të ec diku vetëm. Nuk është ky problemi, problemi janë ata njerëz. Kjo është një arsye më shumë për të dalë në protestë.

Ky rrëfim vjen disa ditë pas publikimit të një rasti të rëndë të abuzimit seksual me një të mitur në një shkollë në Babrru. Por një ditë më parë një polic u arrestua, pasi kishte abuzuar me një të mitur e cila kishte shkuar të denonconte abuzimin që kishte ndodhur më të. Në Tiranë dy ditë më parë u mbaj dhe një protestë, ku mijëra gra, vajza e djem marshuan nën moton “Për fëmijërinë e vjedhur”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denoncimi i ngacmimit seksual ngacmimi seksual viktoria denoncimi i ngacmimit seksual ngacmimi seksual viktoria

Sondazh

Poll