Aktualitet

VIDEO/ Tirana nën pushtetin e ujit, Lana del nga shtrati. Rrugët përmbyten nga reshjet e dendura të shiut

6 Qershor 2020, 14:49 Nga DOSJA
VIDEO/ Tirana nën pushtetin e ujit, Lana del nga shtrati. Rrugët

TIRANË- Kryeqyteti është përfshirë sot nga reshje të dendura shiu. Që prej paradites koha ka qenë me vranisira, por në drekë nisën reshjet e shiut, duke sjellë dhe përmbytje në shumë rrugë.

Lumi Lana ka dalë nga shtrati dhe shumë rrugë kanë qenë për minuta të tëra nën pushtetin e ujit. Kjo duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al ku shihet se Lana ka pasur prurje si rralë herë.

Uji ka dalë nga shtrati tek zona e Pallatit me Shigjeta, një zonë kjo që ka probleme sa herë që bien reshje të dendura në Tiranë.

Por probleme ka pasur dhe në rrugë të tjera, ku pusesat e bllokuara kanë bërë që rrugët dhe trotuarët të mbulohen nga uji dhe qarkullimi i mjeteve dhe qytetarëve të vështirësohet shumë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lana del nga shtrati permbytet tirana permbytje ne tirane reshje shiu ne shqiperi lana del nga shtrati permbytet tirana permbytje ne tirane reshje shiu ne shqiperi

Sondazh

Poll