Aktualitet

Përmbytet dhe Parku Rinia që kushtoi 1 miliard Lekë, aktori Zenelaj publikon pamjet: Bashkia ka hapur pishinat

6 Qershor 2020, 18:34 Nga DOSJA
Përmbytet dhe Parku Rinia që kushtoi 1 miliard Lekë, aktori

TIRANË- Kryeqyteti është përfshirë sot nga reshje të shumta shiu. Reshjet e dendura që zgjatën gati një orë kanë sjellë probleme të shuma, pasi rrugët u bllokuan dhe lumi Lana doli nga shtrati.

Por dhe investimi i fundit i Bashkisë Tiranë, nuk ka shpëtuar nga reshjet e dendrua të shiut. 1 miliardë lekë duket se janë shpenzuar kot nga bashkia, pasi uji ka përmbytur disa pjesë të tij.

Aktori Gent Zenelaj ka publikuar një video nga parku dhe me ironi shkruan se janë hapur pishinat. “I hapi me në fund bashkia pishinat te Parku Rinia …ooo sa bukuri..o sa lumturi Ps: më thonë që Bashkia do mbajë rosa për përdorim të brëndshëm .?️?️?️”, shkruan Zenelaj.

Parku Rinia është inauguruar vetëm një javë më parë dhe projekti ka kushtuar gati 1 miliardë lekë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gent zenelaj parku rinia permbytje ne tirane gent zenelaj parku rinia permbytje ne tirane

Sondazh

Poll