Aktualitet

U arrestua një ditë më parë se akuzohej për abuzim me një të mitur, lirohet shefi i Policisë në Fushë-Arrëz

6 Qershor 2020, 18:08 Nga DOSJA
U arrestua një ditë më parë se akuzohej për abuzim me

SHKODËR- Shefi i stacionit të Policisë në Fushë-Arrëz, Izmir Duraku, që u arrestua një ditë më parë me akuzën e abuzimit seksual me të mitur, sot është lënë i lirë. Ai ka dalë para Gjykatës në Shkodër dhe arrestimi i tij është cilësuar i paligjshëm, pasi kundër tij nuk kishte prova.

Pasi gjykata e ka lënë të lirë, Duraku ka folur për mediat duke thënë se nuk kishte asnjë koment, por vetëm pret që të veprojë drejtësia.

Sot me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut, ai është përjashtuar nga radhët e uniformave blu. Një deklaratë kundër Durakut e ka bërë dhe Sandër Lleshaj, i cili në një komunikim për mediat tha se polici kishte bërë një akt të rëndë.

Ditën e djeshme, SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ndaloi shefin e Stacionit Policor në Fushë Arrëz, pasi dyshohet se ka përdhunuar një të mitur. Në një njoftim për mediat nga SHÇBA, bëhet me dije se ngjarja dyshohet se ka ndodhur në vitin 2015, por është kallëzuar së fundmi nga vajza, në prani të një psikologu.

Por edhe pse polici u lirua nga qelia, mësohet se vajza që pretendon se është abuzuar prej tij do të rrëfejë sot ngjarjen. E reja do jetë e ftuar në emsionin “Dua të të bëj të lumtur” nga Arbana Osmani. Ngjarja ka ndodhur 5 vite më parë dhe vajza që ka rënë pre e dhunës seksuale kërkon të denoncojë ata që kanë abuzuar me të. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abuzimi me te miturit arrestohet polici izmir duraku abuzimi me te miturit arrestohet polici izmir duraku

Sondazh

Poll