Aktualitet

Shtimi i rasteve të abuzimit seksual, psikologia: Meshkujt shqiptarë janë të frustruar, e shohin seksin si triumf

6 Qershor 2020, 17:25 Nga DOSJA
Shtimi i rasteve të abuzimit seksual, psikologia: Meshkujt shqiptarë

TIRANË- Psikologia Nevila Mbriçe ka folur sot për temën që është rikthyer sërish në vëmendje ditët e fundit, që është abuzimi seksual. Kjo temë është rikthyer edhe njëherë në vëmendje pas zbulimit të një ngjarjë të rëndë që kishte ndodhur në një shkollë në Tiranë.

Mbriçe në një intervistë në RTV Ora, psikologia është shprehur se edukimi duhet të fillojë nga familja dhe shtoi se meshkujt në Shqipëri janë shumë të frsutruar.

Edukimi duhet të filloje nga familja. Meshkujt në Shqipëri janë të frustruar, nuk e shohin aktin seksual si diçka të bukur njerzore, si diçka që duhet shijuar me moshë, por e shohin si triumf”, ka thënë psikologia.

Në Shqipëri ditët e fundit tema e abuzimit seksual po diskutohet shumë dhe shumë qytetarë e deputetë propozojnë ashpërsimin e dënimit, por është artikuluar dhe ideja e kastrimit të pedofilëve. Pak ditë më parë u zhvilluar dhe një protestë kundër abuzimit, ku u dha mesazhi se fëmijëve nuk duhej tu vidhej fëmijëria.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abuzimi me te miturat nevila mbriçe shantazh me video intime abuzimi me te miturat nevila mbriçe shantazh me video intime

Sondazh

Poll