Sport

Zbulohet prapaskena, Werner e mori vendimin vetëm pas telefonatës me trajnerin Klopp

6 Qershor 2020, 14:39 Nga DOSJA
Zbulohet prapaskena, Werner e mori vendimin vetëm pas telefonatës me

Mediat angleze kanë zbuluar një prapaskenë, sesi kanë shkuar gjërat mes Werner dhe Chelsea. Ai ka marrë vendimin vetëm pas një telefonate me trajnerin Jurgen Klopp.

Ky i fundit duket se e ka bindur lojtarin që të zgjedhë transferimin në Londër. Klopp mësohet t’i ketë shpjeguar se Liverpool nuk mund ta blinte në këtë moment: një çështje thjesht ekonomike dhe që nuk kishte lidhje me aspektin teknik.

Menjëherë pas bisedës me trajnerin gjerman, Werner duket se ka arritur marrëveshjen me Chelsea-n dhe sezonin e ardhshëm ai mund të sfidojë pikërisht Klopp-in për titullin në Premier League.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport klopp merkato werner klopp merkato werner

Sondazh

Poll