Sport

Është momenti i Armando Brojës, futbollisti shqiptar stërvitet me Chelsean dhe pritet të luajë ndaj Aston Villa-s

6 Qershor 2020, 14:20 Nga DOSJA
Është momenti i Armando Brojës, futbollisti shqiptar

LONDËR-Trajneri i Chelseat, Frenk Lampard i ka gjithnjë e më shumë përzemër lojtarët e rinj dhe sidomos kur bëhet fjalë për talente si shqiptari Armando Broja, që ish-mesfushori i spikatur i londinezëve nuk ngurron që t’i përfshijë edhe në skuadrën e pare pavërsisht moshës së tyre

Siç dihet, Chelsea do të luajë ndeshjen e radhës të Premier League ndaj skuadrës së njohur të Aston Vilës, ndërsa në prag të kësaj sfide, Broja po shihet me interes edhe nga tekniku londinez.

Në një seancë stërvitore, duket Broja që është duke u stërvitur me ekipin e parë të Chelseas, ndërsa pritet që ai të ketë minuta nga trajneri Lampard, në sfidat e mbetura të këtij sezoni, duke qenë se ka shkëlqyer me të rinjtë.Armando Broja është pjesë e Shpresave U-21, që drejtohen nga Alban Bushi, ndërsa shihet si e ardhmja e sulmit kuqezi…

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport broja chelsea kampionati anglez broja chelsea kampionati anglez

Sondazh

Poll