Sport

Juventus parakalon kundërshtarët për Kumbullën, në Itali e bëjnë fakt të kryer! Futbollisti ka firmosur me bardhezinjtë

6 Qershor 2020, 10:12 Nga DOSJA
Juventus parakalon kundërshtarët për Kumbullën, në

ITALI-Një bombë ka ardhur nga mediat italiane në orët e fundit. Juventusi ka arritur të firmosë me Marash Kumbullën, duke fituar garën e madhe për mbrojtësin shqiptar. Shumë afër transferimit të këtij lojtari ka qenë edhe Interi, por duket se Veronën e ka bindur një ofertë tjetër.

Jo pak, por 32 milionë euro janë dhënë nga ana e Juventusit. Kontrata do të firmoset për 5 vite, duke treguar kështu besimin e madh që kanë bardhezinjtë te lojtari i Kombëtares. Në orët në vazhdim pritet edhe zyrtarizimi i marrëveshjes pas konfirmimit të ardhur nga “La Stampa”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus kumbulla lojtari shqiptar verona juventus kumbulla lojtari shqiptar verona

Sondazh

Poll