Sport

Futbollisti i Dortmundit paguan faturë “të kripur” për një qethje, Federata ka gati gjobën

6 Qershor 2020, 09:50 Nga DOSJA
Futbollisti i Dortmundit paguan faturë “të kripur”

GJERMANI-Fantazisti anglez i Borussias së Dortmundit vendosi të rimodelojë stilin e tij të flokëve gjatë kësaj jave, por duket se “e qethura” i ka kushtuar vërtetë shtrenjtë dhe faturën duhet ta paguajë te Federata Gjermane e Futbollit.

Kjo pasi futbollisti nuk ka përdorur maskë dhe mjete të tjera të ngjashme mbrojtjeje gjatë kohës që ka qenë në kontakt me berberin e tij, duke shkelur në këtë mënyrë rregulloren e miratuar për futbollistët e Bundesligës.

Nëpërmjet një komunikate, Federata Gjermane e Futbollit njoftoi se ka gjobitur fantazistin Jadon Sancho për shkelje të rregullave të mbrojtjes nga koronavirusit dhe për të njëjtën arsye ka gjobitur edhe futbollistin tjetër të Dortmundit, Manuel Akanji.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dortmund futbollisti jadon sancho sancho dortmund futbollisti jadon sancho sancho

Sondazh

Poll