Sport

89 ditë pas fitores me Interin, Juventus prek barin e “Allianz Stadium”, pjesë e skuadrës edhe shqiptari Vrioni

5 Qershor 2020, 20:27 Nga DOSJA
89 ditë pas fitores me Interin, Juventus prek barin e “Allianz

TORINO-Juventus u kthye për të shkelur barin e stadiumit Allianz 89 ditë pas fitores kundër Interit. Trajneri Maurizio Sarri dëshironte të zhvillonte seancën në stadium duke përfshirë disa lojtarë të Juventus Under 23 në një ndeshje të vërtetë stërvitore.

Bëhet fjalë për Marko Oliverin dhe Giakomo Vrionin që janë stërvitur me ekipin e parë. Sulmuesi shqiptar ka shansin e artë që të debutojë të paktën në listën e lojtarëve të grumbulluar nga Juventusi A në ndeshjen e Kupës kundër Milanit që do të luhet më 12 qershor në Torino.

Me rregullat e reja ku lejohen 5 zëvendësime në 90 minuta dhe 6 të tilla nëse shkohet me shtesë, atëherë nuk përjashtohet mundësia për të përshkruar fushën për disa minuta me fanellën e kampionëve të Italisë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll juventus serie a vrioni futboll juventus serie a vrioni

Sondazh

Poll