Sport

Abuzimi ndaj femrave, Mario Balotelli zgjedh foton e dy gazetareve të Top Channel për të dhënë mesazhin e tij

5 Qershor 2020, 19:51 Nga DOSJA
Abuzimi ndaj femrave, Mario Balotelli zgjedh foton e dy gazetareve të Top

Abuzimi seksual i adoleshentes 15-vjeçare nga një 65-vjeçar në Tiranë ka shkaktuar zemërim të madh në Shqipëri. Dje u zhvillua një protestë paqësore në formë marshimi në sheshin “Nënë Tereza”, nisur nga kjo ngjarje e rëndë.

Gjatë ditës së djeshme dhe të sotme kanë qarkulluar shumë foto në rrjetet sociale, me personazhe të ndryshëm të botës së ekranit, duke mbajtur parulla kundër abuzimit ndaj femrës.

Sulmuesi Mario Balotelli ka zgjedhur të postojë njërën prej tyre. Ai nuk është menduar dy herë dhe është solidarizuar me protestën në Tiranë. “Ndal çdo lloj forme dhune“, shkruan Balotelli, duke zgjedhur foton e moderatores Dojna Mema dhe gazetares Kejli Doda.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport balotelli dojna mema kejli balotelli dojna mema kejli

Sondazh

Poll