Sport

“Ishte Olsi Rama ai që largoi trajnerin Gega, Partizani prishi burimin”, flet gazetari i njohur

5 Qershor 2020, 15:23 Nga DOSJA
“Ishte Olsi Rama ai që largoi trajnerin Gega, Partizani prishi

Gazetari i njohur sportiv, Lirim Zalla, ka zbuluar disa prapaskena mbi Partizanin e sezonit të kaluar. Duke folur në emisionin “Pressing” në ABC News, ai është shprehur se trajnerin Skënder Gega e kanë larguar dhe spekulimet se ky i fundit kishte një shqetësim familjar janë false.

“Kush nuk vjen nga fusha e futbollit, ka vështirësi. Partizani prish burimin, harron që duhet të mbushë sërish ujë. Hoqën trajnerin që i nxori kampion pas shumë vitesh. Duke vepruar kështu, nuk kanë ngritur kokë. Kanë ekip për të qenë më lart”, ka thënë Zalla.

“Mangësia më e madhe për mua është Sormani. Me Skënderbeun pashë që mungonte në fushë. Daja e kishte lexuar lojën e Partizanit. Italiani ishte inaktiv për ta ingranuar skuadrën. E thashë, drejtuesit e prishën burimin. Në momentin e parë e hoqën Gegën. Olsi Rama e ka hequr”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lirim zalla olsi rama skënder gega lirim zalla olsi rama skënder gega

Sondazh

Poll