Sport

Dy yjet e Dortmundit dënohen nga Bundesliga thjesht se… kanë ndryshuar modelin e flokëve

5 Qershor 2020, 15:45 Nga DOSJA
Dy yjet e Dortmundit dënohen nga Bundesliga thjesht se… kanë

Nëse ke prerë flokët gjatë pandemisë, edhe nëse je futbollist i klasit botëror, gjobitesh. Kjo vlen edhe për dy futbollistët e Dortmundit, Manuel Akanji dhe Jadon Sancho, të cilët kanë prerë flokët në shtëpinë e tyre dhe janë gjobitur nga Bundesliga.

Protokolli i kampionatit gjerman nuk i lejojnë futbollistët ta bëjnë këtë, por Akanji dhe Sancho e kanë “harruar” rregullin dhe janë shfaqur me modele të reja flokësh. Drejtuesit e klubit verdhezi u kanë tërhequr veshin lojtarëve të tyre.

Ata të dy kanë të drejtë të ankimojnë brenda pesë ditësh, por vështirë që diçka e tillë të ndodhë, duke qenë të vetëdijshëm për gabimin. Bundesliga ishte kampionati i parë që mori guximin të rikthehej në fushën e lojës pas karantinës.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport akanji sancho akanji sancho

Sondazh

Poll