Sport

“Gazidis nuk dinte asgjë dhe lejoi që Gattuso të dëbohej”, gazetari paralajmëron zhdukjen e milanizmit

5 Qershor 2020, 16:34 Nga DOSJA
“Gazidis nuk dinte asgjë dhe lejoi që Gattuso të

Gazetari i Milanit prej më shumë se 30 vitesh, Carlo Pellegatti, në një video në Youtube, ka shpjeguar dhe rrëfyer se si shkuan gjërat me Gattuson te stoli kuqezi dhe se largimi i Rinos ishte gabimi i vetëm i Gazidis dhe Elliott.

“Gabimi i madh i pronarëve Elliott dhe Gazidis – i cili nuk u ndihmua duhet thënë – ishte që nuk mbështeti Gattuson! Ishte i vetmi që dhuroi diçka dhe na riktheu emocionet deri në javën e fundit, kur disa pritje të Handanovic i hoqën Milanit Champions League. Nga janari deri në mars, Milani i Gattusos ishte i treti”.

“Kur erdhën vështirësitë, ai u la i vetëm. U braktis. Bëhet fjalë për trajner të ri që nuk është mësuar me këto presione. Megjithatë, deri në fund ishte në garë”.

“Historia më pas ndjek kështu: Gattuso shkon te Gazidis, që nuk ishte këshilluar nga askush, por i kishin thënë që Milani me Gattuson nuk luan mirë… Aq mjaftoi për ta lënë të lirë! Sot flitet se me Rangnick do zhduket milanizmi, por ne e kishim dhe e lamë të ikte”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gattuso gazidis milan gattuso gazidis milan

Sondazh

Poll