Sport

Werner-Bayern nuk u krye, trajneri Flick flet për kalimin e tij në Premier League

5 Qershor 2020, 17:05 Nga DOSJA
Werner-Bayern nuk u krye, trajneri Flick flet për kalimin e tij në

Timo Werner është raportuar se do të transferohet te Chelsea për 60 mln euro. Deri sot në drekë lajmi ende konsiderohej spekulim merkatoje, por Bayern është “kujdesur” ta konfirmojë.

Trajneri i bavarezëve, Hansi Flick, ka folur për kalimin e pritshëm të gjermanit në Londër, meqë Bayern është përmendur si klub i interesuar për sulmuesin e kombëtares gjermane.

“Është zgjedhja e tij dhe duhet respektuar. Nëse lajmet janë të sakta, Chelsea ka bërë një goditje të rëndësishme”, – është shprehur sot Flick. Ai u kujdes të mos reagonte me emocion, por mesazhi është i qartë. Bayern nuk ka tentuar me seriozitet ta blejë Werner-in, aktualisht te Leipzi.

Shtatlarti vjet vendosi të rinovonte, por nuk mund të luante edhe një sezon tjetër te Leipzig, duke qenë se e kërkonin disa klube big.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern merkato werner bayern merkato werner

Sondazh

Poll