Sport

Të shtunën në spital privat, skuadra e Tiranës nuk luan futboll pa bërë tamponët e COVID-19

5 Qershor 2020, 15:29 Nga DOSJA
Të shtunën në spital privat, skuadra e Tiranës nuk luan

Skuadra e Tiranës raportohet se duhet të bëjë tamponët për Covid-19 përpara ndeshjes me Luftëtarin në Gjirokastër (e diel).

Pas ndeshjes me Bylisin, fituar 3-1 pa shumë vështirësi, bardheblutë duhet të bëjnë tamponët, meqë sulmuesi i mallakastriotëve, Qardaku, ka rezultuar i prekur nga koronavirusi. Protokolli parashikon që edhe te bardheblutë të bëhet testi.

Kjo vlen edhe për skuadrën e Apolonisë, e cila luajti miqësore me Bylisin përpara një jave. Tirana do i bëjë tamponët në një spital privat në kryeqytet një ditë para takimit. Nëse testet do të dalin negative, ndeshja mund të luhet.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport covid-19 tampone tirana covid-19 tampone tirana

Sondazh

Poll