Sport

“Nuk është vetëm puna e rrogave”, trajneri Jonuz tregon pse braktisi Vllazninë

5 Qershor 2020, 18:55 Nga DOSJA
“Nuk është vetëm puna e rrogave”, trajneri Jonuz

Mirsad Jonuz thotë “boll më!” Trajneri ka hequr dorë përfundimisht nga Vllaznia, sepse ka që në janar që nuk merr rrogën. 58-vjeçari nga Maqedonia e Veriut ka folur për gazetën Panorama Sport, aty ku konfirmon mbylljen e bashkëpunimit me skuadrën kuqeblu.

“Më vjen keq që u mbyll kështu, por ishte e pamundur të vazhdoja. Ndihesha shumë i lodhur. Problemet nuk kishin të mbaruar dhe situata nuk më dukej më e volitshme për të vazhduar punën. Nuk ishte vetëm çështje rrogash. Ka edhe probleme të tjera”, është shprehur tekniku.

“Kam njoftuar zyrtarisht klubin se më ka përfunduar kontrata më 31 maj. Pas ndeshjes me Flamurtarin, ku ne fituam me rezultatin 3-1, vendosa që të largohem. Sinqerisht, nuk mundesha më”, ka shtuar Jonuz.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport deklarata jonuz vllaznia deklarata jonuz vllaznia

Sondazh

Poll