Politike

Arrihet marrëveshja e ‘Zgjedhores’, ndërkombëtarët: Palët lëshuan diçka nga propozimet e tyre. Rama: PD do futet në

5 Qershor 2020, 16:23 Nga DOSJA
Arrihet marrëveshja e ‘Zgjedhores’,

TIRANË- Më në fund është arritur marrëveshja për Reformën Zgjedhore. Pas një javë të ngjeshur me negociata, akuza e diskutime, palët kanë arritur në një pikë të përbashkët dhe kanë rënë dakord që të firmosur një marrëveshje.

Dosja.al mëson se palët kanë gjetur dakordësinë, pasi maxhoranca është tërhequr nga depolitizimi i komisioneve zgjedhore dhe bëhet me dije në dy palë zgjedhjet e ardhshme administrata zgjedhore do qëndrojë siç është. Më tej, mësohet se palët pranojnë përfshirjen 100% të identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhje. Po ashtu mësohet se është arritur dhe një marrëveshje për riformatimi i KQZ.

Mbledhja e sotme e Këshillit Politik u thirr nga të dërguarit e OSBE në Tiranë. Në këtë takim kanë marrë pjesë anëtarët e Këshillit Politik, Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili. Po ashtu në mbledhjen e Këshillit Politik kanë qenë dhe ambasadorët që janë angazhuar prej ditësh për arritjen e kësaj marrëveshje. Yuri Kim, Bernd Bochard, Luigi Soreca e Norman Duncan kanë qenë deri në minutën e fundit për negocimin e kësaj marrëveshjeje.

Por Dosja.al e ka paprirë këtë marrëveshje. Pak orë para se të njoftohej mbledhja e kërkuar nga OSBE-ja, Dosja.al njoftoi arritjen e një marrëveshjeje, pasi partitë opozitare kishin pranuar draftin e dorëzuar pak ditë më parë. Por arritja e një marrëveshjeje është paralajmëruar sot nga gjithë lëvizjet dhe takimet e kryera.

Pas marrëveshjes ka ardhur një reagim nga kreu i opozitës, Lulzim Basha, i cili shkroi se ishin bërë hapa përpara, ndërsa Kryeministri Edi Rama, u shpreh se në më fund PD do futet në zgjedhje. Marëveshja është përshëndetur nga Presidenti Ilir Meta, por tregohet jo shumë optimist pasi shkruan se kjo marrëveshje është e mjaftueshme për të garantuar zgjedhje të lira. Ndërkombëtarët kanë mbështetur arritjen e marrëveshjes mes palëve dhe thanë se sot Shqipëria është më afër Bashkimit Evropian, pasi palët kanë lëshuar diçka pas propozimet e tyre.

 (K.M. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marreveshja per zgjedhoren keshilli politik reforma zgjedhore tryeza per reformen zgjedhore arrihet marreveshja per zgjedhoren keshilli politik reforma zgjedhore tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll