Politike

Vasili e Kryemadhi takim me Bashën në selinë blu, në bisedime dhe Bylykbashi

5 Qershor 2020, 16:10 Nga DOSJA
Vasili e Kryemadhi takim me Bashën në selinë blu, në

TIRANË– Petrit Vasili dhe Monika Kryemadhi kanë shkruar sot në zyrën e Lulzim Bashës. Po ashtu mësohet se në takim është edhe Oerd Bylykbashi. 

Vasili dhe Bylykbashi janë përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare në Këshillin Politik dhe diskutimi me Bashën po bëhet për Reformën Zgjedhore. Ndërkohë mësohet se OSBE ka thirrur dhe një takim të Këshillit Politik, i cili mendohet se do jetë dhe takimi i fundit pasi palët janë afër një marrëveshje. 

Një ditë më parë, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, pas diskutimeve prej 9 orësh me anëtarët e Këshillit Politik dhe ambasadorët Soreca dhe Norman, u shpreh se është arritur një marrëveshje dhe tashmë topi është në fushën e Bashës.

Ndërsa opozita parlamentare i dërgoi letër amabasadorëve Kim dhe Soreca, duke kërkuar përfshirjen në dialogun për reformën zgjedhore.

Ata janë shprehur, se ndihen të ofenduar dhe diskriminuar që janë lënë jashtë, ndërsa shtuan se nuk do ta votojnë reformën, nëse nuk bëhen pjesë e debatit.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha monika kryemadhi petrit vasili refoma zgjedhore lulzim basha monika kryemadhi petrit vasili refoma zgjedhore

Sondazh

Poll