Politike

Raporti i ‘Venecias’ për anti-shpifjen, Presidenca: Konfirmon se ligji bie në kundërshtim me parimet themelore kushtetues

5 Qershor 2020, 15:54 Nga DOSJA
Raporti i ‘Venecias’ për anti-shpifjen, Presidenca: Konfirmon

TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Venecias për pakëtën anti-shpifje. Në një reagim në mediat sociale, Blushi shkruan se projekti i qeverisë shkel parimet themelore kushtetuese në vend dhe vendimi i “Venecias” konfirmon qëndrimin e drejtë të Presidentit.

“Ashtu sikundër pritej, Komisioni i Venecias ka konfirmuar qëndrimin e drejtë të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për paketën anti-kushtetuese të ligjeve “anti-shpifje”. Siç është sqaruar edhe me dekretet e Presidentit Meta, këto ligje jo vetëm që nuk janë në harmoni, por bien në kundërshtim me: Parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit;

Dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit;  Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim; Nuk janë në harmoni me standartet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut; Nuk janë në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Europianë të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ). Pa garantuar lirinë e shprehjes nuk ka demokraci dhe nuk mund të ketë çelje të negociatave për anëtarësim. LIRIA DHE PAVARËSIA E MEDIAS E PARA! ????”, shkruan Blushi.

Komisioni i Venecias ka rrëzuar sot paketënligjore të propozuar nga qeveria e cila njihet si “paketa anti-shpifje”. Në vendimin e siguruar nga Dosja.al, Komisioni i Venecias vëren se ligji është i pazabtueshëm dhe duhen bërë shumë ndryshime. Sipas raportit të Venecias, ligji mund të ketë një efekt frenues të fjalës së lirë dhe fjalimit politik në Shqipëri, por kritikon dhe rolin që merr AMA. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike paketa anti shpifje tedi blushi venecia per antishpifjen venecia rrezon paketen antishpifje paketa anti shpifje tedi blushi venecia per antishpifjen venecia rrezon paketen antishpifje

Sondazh

Poll