Aktualitet

Tregjet mbushen me mjaltë sintetik kinez, BE merr masa të rrepta, po Shqipëria?

1 Prill 2019, 10:03 Nga DOSJA
Tregjet mbushen me mjaltë sintetik kinez, BE merr masa të rrepta, po

Vende BE kanë testuar mjaltin e importuar, ku në shumë raste ai ka qenë tërësisht sinetik pra asnjë përmbajtje të vërtetë mjalti. Vendi i origjinës pavarësisht vendit nga ku është importuar është Kina.

Paniku nga mjalti sintetik kinez nuk ka kapur vetëm vendet e BE, masa të rrepta po ndërmerren edhe në Australi dhe Shtetet e Bashkuara. Sipas të dhënave të fundit, të cilave u referohet AgroWeb.org, vetëm një muaj më parë një nga kompanitë më të mëdha kineze të prodhimit të mjaltit u gjobit me 2.9 milionë dollar pas skandalit në prodhimit të mjaltit të falsifikuar pas testeve të zhvilluara në Australi.

“Një studim i Komisionit Evropian të vitit 2015 zbuloi se një në tre (32%) enë me mjaltë kishin sheqer të shtuar. 6% e 2,000 mostrave të testuara treguan gjurmë të sheqerit të shtuar. Mashtrimi rezultojë në mjaltin nga jashtë dhe posaçërisht atë nga Kina.

Sipas autoriteteve franceze arit të lëngët, veç shtimit të sheqerit, etiketimit të rremë të vendit të origjinës, tashmë mashtruesit industrial kanë arritur të krijojnë edhe mjaltin sintetik, i cili është shumë i ngjashëm me atë natyral.

Po ashtu, testet kanë treguar se disa enë mjalti të etiketuar si spanjollë përmbanin polene të cilat gjenden vetëm në Kinë. Prodhuesit kinezë për t’u shpëtuar këtyre kontrolleve shtojnë copa mikroskopike të algave të detit, të cilat mund të fshijnë të gjitha gjurmët e origjinës.

Këto teknika gjithnjë e më komplekse po e bëjnë gati të pamundur zbulimin e mashtrimit. Për të gjitha llojet e mashtrimeve, viktima mbetet konsumatori.

Marrë nga Agroweb

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet masat e be-së mjalti kinez në europë mjalti sintetik masat e be-së mjalti kinez në europë mjalti sintetik

Sondazh

Poll