Aktualitet

Bombë me telekomandë mes Vlorës, si u çaktivizua nga forcat xheniere, dyshimet se ishte vendosur në makinë (VD)

1 Prill 2019, 05:57 Nga DOSJA
Bombë me telekomandë mes Vlorës, si u çaktivizua nga

Vlorë- Mbrëmjen e djeshme në Vlorë u gjet një bombë me telekomandë në lagjen ’10 Korriku’, në një rrugë. Dosja.al mëson se në rrugë u gjet një bombë, e cila komandohej nëpërmjet telefonit. Burime për Dosja.al sqarojnë se ngjitur me lëndën plasëse  ishte një telefon, i cili me thirrje aktivizonte bombën. Dyshohet se lënda plasëse i ishte vendosur një makine, së cilës për shkak të gropave të rrugës, në ecje e sipër i është shkëputur bomba nga pjesa e poshtme e saj.

Si u çaktivizua bomba?

Fillimisht e gjithë rruga ku ndodhej bomba u rrethua dhe u evakuuan banorët pasi policia rrethoi perimetrin ku u konstatua se kishte rrezikshmëri. Çaktivizimi i bombës u realizua nga  forcat xheniere që erdhën nga Tirana.

Brenda bombës ishin vendosur 150 gramë lëndë eksplozivi, e cila ishte e mbështjellë me letër.

Nga ekpertët shpërthimi i kontrolluar i bombës me telekomandë u bë dje në orën 23:10 të mbërmjes.

Ende nuk dihet se kush ishte shënjestra e një atentati të mundshëm. Policia ka sekuestruar kamerat në bizneset përreth për të gjetur fillimisht makinën së cilës i ishte vendosur lënda plasëse.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bomba në lagjen 10 korriku vlorë bombë me telekomandë vlorë çaktivizimi i i bombës bomba në lagjen 10 korriku vlorë bombë me telekomandë vlorë çaktivizimi i i bombës

Sondazh

Poll