Aktualitet

KLP hap garën për kryeprokuror të Përgjithshëm, ja afati për dorëzimin e dokumenteve

1 Prill 2019, 07:36 Nga DOSJA
KLP hap garën për kryeprokuror të Përgjithshëm, ja

TIRANË–Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për kryeprokurorin e Përgjithshëm. Pjesë e garës për këtë post është edhe kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku.

Prokrurorët kandidatë për këtë post kanë 30 ditë afat për të paraqitur dokumentet e tyre dhe pas një muaji, KLP ka 45 ditë vlerësim për kandidatët.  Të gjithë kandidatët për kryeprokuror të përgjithshëm do të duhet të kalojnë edhe “sitën” e Vettingut.

Gjatë mbledhjes së sotme të KLP-së, janë përzgjedhur emrat e dy drejtuesve të rinj të përkohshëm të Prokurorisë së Lushnjes dhe Fierit.

Për drejtimin e organit hetues të Lushnjes, është zgjedhur me 7 vota pro Arben Dyle krahas kandidaturave të Rovena Zotos dhe Merita Selimit. Ndërsa për drejtimin e përkohshëm të Prokurorisë së Fierit është zgjedhur Violeta Shkurta, krahas kandidaturave të Genc Manes dhe Çlirim Sinës. 

Gjithashtu gjatë mbledhjes së sotme, është zhvilluar edhe hedhja e shortit për Komisionin e Posaçëm të vlerësimit të kandidatëve të SPAK. Kandidatura e përzgjedhur nga shorti për joprokurorët ishte ajo e Tartar Bazajt, krahas figurave të Nurihan Seitit dhe Gent Ibrahimit, ndërsa për prokurorët është zgjedhur Besnik Cani.

Me 10 vota pro është vendosur edhe mbarimi i statusit të magjistratit për prokurorin  Ardian Nezha, i cili disa ditë më parë dërgoi në KLP kërkesën për dorëheqje. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben dyle ardian nezha besik cani klp spak vileta shkurta arben dyle ardian nezha besik cani klp spak vileta shkurta

Sondazh

Poll