Aktualitet

I dënuar me 25 vite burg për vrasjen e grekut, pranga autorit në Shkodër

1 Prill 2019, 08:07 Nga DOSJA
I dënuar me 25 vite burg për vrasjen e grekut, pranga autorit në

SHKODËR- Arrestohet pas 18 vitesh, 40-vjeçari Ilir Bajrami, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen me thikë të një shtetasi grek.

Arrestimi i tij vjen pasi Gjykata e Shkodrës njohu vendimin e drejtësisë greke për ngjarjen e ndodhur më 15.08.2001 në Athinë.

Njoftimi i policisë:

Shkodër
Finalizohet operacioni policor “Gjurmimi”
Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim, i dënuar me 25 vite burg për vrasje.
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me strukturat e DVP Shkodër dhe Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit në rrugë operative , u zhvillua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, ku u bë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Ilir Bajrami 40 vjeç, banues në Shkodër.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim Nr.35, datë 11.04.2017, ka njohur vendim e autoriteteve të drejtësisë greke ku shtetasi Ilir Bajrami është i dënuar me 25 vite burg, për ngjarjen e ndodhur më 15.08.2001 në Athinë, Greqi.
Shtetasi Ilir Bajrami ka vrarë me mjet prerës (thike) një shtetas Grek.
Materialet hetimore i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ilir bajrami shkoder ilir bajrami shkoder

Sondazh

Poll