Aktualitet

Trafik droge Shqipëri-Itali, shkatërrohet grupi kriminal i drejtuar nga familja siçiliane, në pranga 2 shqiptarë

1 Prill 2019, 09:32 Nga DOSJA
Trafik droge Shqipëri-Itali, shkatërrohet grupi kriminal i drejtuar

ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Itali, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë mes Shqipërisë e Italisë, kryesisht në territorin e provincave të Emilia Romanjës, Abruzzo, Calabria e Messina. Operacioni i policisë italiane, i koduar “Sifizo”, çoi në pranga nëntë persona, 7 italianë dhe dy shqiptarë.

Sipas raportimit të medieve italiane, ky grup trafikantësh e kishte bazën në Messina e drejtohej nga një familje siciliane, babai me dy djemtë me inicialet M.A, M.M.A, dhe M.F. Hetimet kanë zbardhur se ky grup kriminal furnizohej me marijuanë nga trafikantë shqiptarë e italianë nga Abruzzo e më pas me anë të korrierëve të besuar e transportonin drejt Siçilisë.

Gjatë hetimeve Policia italiane ka mundur të sekuestrojë disa ngarkesa droge me sasi 55 kg marijuanë secila e ka vënë në pranga dy korrierë R.G, B.M të cilët me automjetet e tyre transportonin lëndën narkotike.

Droga pasi mbërrinte në Messina, shpërndahej tek korrierët e vegjël lokalë. Gjatë oepracionit “Sfizio”, autoritetet italiane kanë kryer kontrolle banesash e personash në të gjithë Italinë.

9 personat e arrestuar akuzohen për trafik droge e organizim kriminal me aktivitet trafik lëndësh narkotike.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 shqiptare itali trafik droge arrestohen 2 shqiptare itali trafik droge

Sondazh

Poll