Aktualitet

10 vjet NATO/ Ambasada Amerikane rikthen vizitën e ish-presidentit Bush: Shqipëria, aleat i fortë

1 Prill 2019, 08:39 Nga DOSJA
10 vjet NATO/ Ambasada Amerikane rikthen vizitën e ish-presidentit Bush:

TIRANË– Në 10 vjetorin e anëtarsimit në NATO, Ambasada Amerikane ka rikthyer vizitën e ish-presidentit Xhorxh Bush në Shqipëri.

“Shqipëria është një mik i besuar dhe një aleat i fortë. Nga kjo vizitë sot dua të jap një mesazh për popullin e Shqipërisë: Ju mund të mbështeteni tek Amerika njësoj siç Amerika mund të mbështetet tek ju për të siguruar paqem, arsye dhe liri,”-tha ish-presidenti Bush gjatë vizitës historike në Tiranë në vitin 2007.

Disa ditë më parë Shqipëria organizoi një paradë me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut. NATO, sot me 29 vende anëtare, dhuroi një spektakël në qiellin e Tiranës dhe sheshin “Nënë Tereza”. 

Shqipëria u bë pjesë e NATO në vitin 2009, Qëllimi i NATO-s është të garantojë lirinë dhe sigurinë e anëtarëve të saj nëpërmjet mjeteve politike dhe ushtarake. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 10 vjet nato ambasada amerikane xhorxh bush 10 vjet nato ambasada amerikane xhorxh bush

Sondazh

Poll