Aktualitet

Gjykata rrëzon ish-kryeprokurorin Llalla: Vazhdojnë hetimet

1 Prill 2019, 08:43 Nga DOSJA
Gjykata rrëzon ish-kryeprokurorin Llalla: Vazhdojnë hetimet

TIRANE- Gjykata ka vendosur të rrëzojë kërkesën për ankimim të kryeprokurorit Adriatik Llalla. Llalla kërkonte shfuqizimin e vendimit të prokurorisë për zgjatjen e afateve të hetimit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda zgjati hetimet për Llallën më 27 mars, dhe ish-kryeprokurori depozitoi një ankim tek Gjykata e Shkallës së parë për Krimet e Rënda.

Sot, gjyqtari Bib Ndreca, pasi shqyrtoi ankesën vendosi të linte në fuqi vendimin e prokurorisë.  

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është nën hetim që prej marsit të vitit 2018 për “fshehje pasurise”, “mosdeklarim i të hollave në kufi”, “pastrim parash” dhe “shpërdorim detyre”. Pas nisjes së hetimeve, prokuroria i sekuestroi Llallës një pasuri me vlerë 1 miliardë lekë.
Llalla iu shmang Vettingut

Ish-kryeprokurori ka lenë detyrën në 8 dhjetor 2017, pasi i skadoi mandati dhe në vend të tij u zgjodh kryeprokurorja Arta Marku.

Llalla i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK-ja pranoi kërkesën e Llallës duke e nxjerrë nga sistemi dhe duke mos kaluar në Vetting.

Komisioneri Publik ankimoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së. Në 11 qershor, KPA shqyrtoi kërkesën e Komisionerit Publik, dhe vendosi të linte në fuqi vendimin e KPK-së duke e lënë Llallën jashtë sistemit dhe pa kaluar në Vetting.

Pas largimit të Llallës nga posti i kryeprokurorit, Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni”.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla bib ndreca gjykata e krimeve te renda hetimet per llallen adriatik llalla bib ndreca gjykata e krimeve te renda hetimet per llallen

Sondazh

Poll