Aktualitet

Sherr në Shkodër/ Voltana Ademi zihet me Ardi Veliun: U vranë të pafajshëm…kryepolici largohet

1 Prill 2019, 07:58 Nga DOSJA
Sherr në Shkodër/ Voltana Ademi zihet me Ardi Veliun: U vranë

SHKODËR-Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka prezantuar prefektin e ri të qytetit, Valdrin Priftin.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Pjetri do të jetë kandidati i PS-së për Bashkinë e Shkodrës. (Lexo këtu)

E pranishme në mbledhje ishte edhe kryebashkiakia Voltana Ademi, e cila shprehu problematikat dhe shqetësimet e qytetit, duke mos ngurruar të ofronte bashkëpunim me Policinë.

E reksa bisedonte qetësisht me ministrin Lleshaj, kryebashkiakja Ademi nuk ka pasur të njëjtën qasje ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut. Pas përfundimit të mbledhjes, teksa Ademi po i ankohej Veliut për situatën kriminale, drejtori i Përgjithshëm i policisë është shprehur se ajo nuk ia kishte pohuar diçka të tillë më parë. Debati përfundoi me largimin nga biseda të Veliut.

Debati Veliu-Ademi: 

Ademi: Nuk është aspak politike. Unë atë që them e them edhe jashtë kamerave edhe brenda. Duhen forca të specializuara, ne mund ta parandalonim ngjarjen. Ka patur plumba mbi njerëzit e pafajshëm.”

Veliu: Zonjë, unë jam drejtori i policisë, një javë më parë nuk më the kështu, nëse situata ndryshon për një javë…

Ademi: Po ku shkoni kështu?

(Veliu largohet)

Fjalës së Ademit, Lleshaj i është përgjigjur se Shkodra nuk kthehet në një qytet krimi për shkak të 2-3 individëve problematikë.

“Ngjarjet mund të parandalohen, autorët duhet të kapen. Nuk e bëjnë Shkodrën 2-3 kriminelë.”-tha Lleshaj.

Ministri Lleshaj u rikthye në Shkodër pas dy ditësh, ku edhe ishte për shkak të ekzekutimit të dy vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali.

Si përgjegjës të rendit në qytet, ministri shkarkoi drejtorin e Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati dhe emëroi në vend të tij, Niko Brahimajn.

(k.m.f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet astrit bilali brahim bilali lleshaj prezanton pjetrin sander lleshaj shkoder valdrin pjetri vrasje ne shkoder astrit bilali brahim bilali lleshaj prezanton pjetrin sander lleshaj shkoder valdrin pjetri vrasje ne shkoder

Sondazh

Poll