Sport

“Si më kërcënoi policia për të treguar vendodhjen e Escobar”, ish-portieri rrëfen marrëdhënien e tij me baronin e dr

5 Qershor 2020, 14:22 Nga DOSJA
“Si më kërcënoi policia për të treguar vendodhjen

KOLUMBI-Ish-portieri i përfaqësueses së Kolumbisë Rene Higuita është rikthyer edhe një herë të flasë për miqësinë me baronin e njohur të drogës Pablo Escobar. Autori i ndërhyrjes së famshme “Akrep”, një legjendë e futbollit kolumbian, nuk e injoron marrëdhënien që ka pasur me bosin e drogës. Nuk e bën as sot, madje i është mirënjohës për ndihmën që i ka dhënë futbollit në një periudhë të vështirë.Në një bisedë të gjerë 90-minutëshe me “Fox Sports”, “El Loco” kujtoi kohën u arrestua dhe u fut në burg pasi u akuzua se kishte ndërmjetësuar për të zgjidhur një rrëmbim.

“Autoritetet në Kolumbi më kërkuan të dorëzoja Pablo Escobarin duke më premtuar se nuk do të më arrestonin. E dinin që isha i pafajshëm, por në të gjitha bastisjet që nisën kundër tij, fusnin në burg edhe njerëzit që Pablo njihte. Njerëzit më konsideronin mik të tij, pasi e vizitova në burgun e La Catedral. U thashë që nuk dija asgjë, madje nuk do të tregoja edhe për të kisha informacion. Ishte detyra e autoriteteve. Unë i isha mirënjohës Pablo Escobarit për faktin se kishte ndriçuar fushat e futbollit kur askush tjetër nuk e kishte bërë.”

Higuita shpjegon më pas se të ishe mik i Pablo Escobarit nuk do të thoshte se ishe trafikant.

“Unë jam ky që jam, mik i të gjithëve,” – vijon portieri aktual i Atletico Nacional. – “Pse isha mik me Pablon s’do t thotë që isha trafikant. Dikujt do t’i pëlqejë, dikush tjetër do të më konsiderojë armik. Fakti që kam qenë futbollist më bën të ndihem krenar.”

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kolumbi pablo escobar rene higuita kolumbi pablo escobar rene higuita

Sondazh

Poll