Sport

VIDEO/Natë tmerri për Benfican,sulmohet autobusi i skuadrës portugeze, dy futbollistë përfundojnë në spital

5 Qershor 2020, 08:22 Nga DOSJA
VIDEO/Natë tmerri për Benfican,sulmohet autobusi i skuadrës

PORTUGALI –Rifillimi i futbollit në Portugali u shenjua nga një ngjarje e rëndë ku u përfshi autubusi i skuadrës kryesuese të kampionatit, Benfica. Në momentin kur skuadra ishte larguar nga stadiumi, pas barazimit 0-0 me Tondelën, u sulmua me gurë nga disa të panjohur, duke shkaktuar panik mes futbollistëve dhe stafit.

Dy lojtarë të skuadrës portugeze, serbi Zivkovic dhe gjermani Weigl, pësuan dëmtime nga ciflat e xhamave që u thyen nga goditjet e forta me gurë. Ata u dërguan në spital, ku morën shërbimin e duhur shëndetësor.

Sipas një deklarate të lëshuar këtë mëngjes nga Benfica, ngjarjet kanë ndodhur ndërsa autobusi po kthehej në qendrën stërvitore Seixal.

Si masë paraprake, lojtarët Julian Weigl dhe Zivkovic u transferuan në Spitalin de Luz me lëndime të ndryshme, megjithëse asnjë prej tyre nuk pati plagë serioze.

 Sulmuesit nuk janë identifikuar ende, nuk dihet nëse ata ishin tifozë të Benifcas apo të një skuadre tjetër. Gjermani Ëeigl ishte gjithashtu në autobusin e Borussia Dortmundit, kur pësoi një sulm terrorist në vitin 2011 përpara një ndeshjeje në Champions League kundër Monacos.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport benfica ekipi portugez futboll tondela benfica ekipi portugez futboll tondela

Sondazh

Poll