Sport

Qeveri-Federatë sinjal të qartë klubeve italiane: E gjithë skuadra në izolim nëse…

5 Qershor 2020, 14:07 Nga DOSJA
Qeveri-Federatë sinjal të qartë klubeve italiane: E gjithë

ITALI-Në Itali po bëhen gati për rifillimin e kampionatit, 20 qershori është data kur klubet e Serie A do të zbresin në fushë për të përfunduar sezonin. Megjithatë frika e koronavirusit ekziston ende, qeveria italiane insiston se nëse del një lojtar pozitiv atëherë e gjithë skuadra do t’i nënshtrohet karantinës për 14 ditë.

“Il Corriere dello Sport” raporton se vendimi i karantinës i vendosur nga CTS mbetet në fuqi pas një takimi mes Presidentit të FIGC, Gabriele Gravina dhe Ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranza. Klubet italiane nuk pajtohen me këtë ide dhe i kanë bërë kërkesë qeverisë italiane që të ndryshojë vendimin duke propozuar vetëm izolimin e lojtarit që rezulton pozitiv me Covid-19.

Megjithatë mbetet për tu parë se çfarë hapash do të ndjekin dy institucionet më të mëdha si Qeveri-Federatë për të parandaluar këtë virus në fushën e futbollit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futbolli italian gravina serie a spadafora futbolli italian gravina serie a spadafora

Sondazh

Poll