Sport

Milani kërkon me ngulm një qendërmbrojtës, zgjedh lojtarin e Liverpool-it

4 Qershor 2020, 21:19 Nga DOSJA
Milani kërkon me ngulm një qendërmbrojtës, zgjedh lojtarin e

Milani po kërkon për një partner të mbrojtësit Alessio Romagnoli dhe ka hedhur sytë nga Liverpool. Klubi kuqezi po tenton mbrojtësin Dejan Lovren.

Kroati nuk ka kaluar një sezon të kënaqshëm në Angli. Ai fitoi Champions League dhe me shumë mundësi do të fitojë dhe titullin kampion të Premier League, prandaj mund të dëshirojë një aventurë tjetër pas 6 vitesh të kaluar në “Anfield”.

“Stoli është i vështirë, por e di që jo të gjithë mund të luajnë. Më mirë do të ishte të luanin 20 vetë, por në formacion janë vetëm 11 dhe kush është në formë do të luajë. Dua të punoj fort dhe të fitoj pozicionin tim”, – është shprehur Lovren së fundmi.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lovren merkato milan lovren merkato milan

Sondazh

Poll