Politike

Blofi me videon e nënës së djalit të dhunuar , Spiropali mbron Veliun: Ka qenë në stres të madh

5 Qershor 2020, 13:08 Nga DOSJA
Blofi me videon e nënës së djalit të dhunuar , Spiropali

TIRANËMinistrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka komentuar videon e dhunës ndaj 15-vjeçarit nga policia. Në një deklaratë për AbcneWs, Spiropali u shpreh se deklarata e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, për nënën e 15-vjeçarit ishte e gabuar. Më tej ministrja tha se drejtori i policisë ka qenë në stres të madh.

Ishte deklaratë e gabuar, e nxituar dhe e panevojshme, por unë e kuptoj që drejtori i policisë ka qenë në një stres të madh edhe për shkak të ngjarjeve, protestave të shumta”, tha Spiropali.

Kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu u përpoq të justifikonte dhunën e efektivëve të policisë ndaj 15-vjeçarit, duke paraqitur një video të nënës së tij me armë. Videoja rezultoi që ishte e shkëputut nga shesh xhirimi i një filmi. Pas gafës, Veliu kërkoi ndjesë publike, ndërsa rrjeti shpërtheu kundër tij. Pak ditë më parë, nëna e 15-vjeçarit, aktorja Zaida Çobo, ngriti një padi kundër Veliu, duke kërkuar edhe një dëmshpërblim prej 1 milion lekësh.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ardi veliu ardi veliu per te miturin e dhunuar elisa spiropali ardi veliu ardi veliu per te miturin e dhunuar elisa spiropali

Sondazh

Poll