Politike

Fshihej pas shkrimit të rremë në Itali? Ilir Kulla përgënjeshtron mediat fqinje: Shpifje, kam miq, por kurrë s’kam lobua

5 Qershor 2020, 12:22 Nga DOSJA
Fshihej pas shkrimit të rremë në Itali? Ilir Kulla

TIRANË- Pas shkrimit të botuara në mediat italiane se prokuroria italiane ka zbuluar se pas shkrimit të rremë se 1400 konteinerë do të groposeshin në Shqipëri, fshihet këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla, një reagim ka ardhur edhe nga vetë ky i fundit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kulla thotë se ka miq në Itali, por shkrimi i botuar në media se ka lobuar për këtë lajm të rremë është një shpifje.

REAGIMI I PLOTË: 

Te dashur miq kisha vendosur te mos perdorja me facebook por nje fakeneës e servirur ne media sot ne lidhje me emrin tim me detyron ti pergjigjem atyre qe kane merakun te heqin vemendjen nga biznesi me i madh i mafias ne Shqiperi droga dhe mesa duket fatkqesisht nga deshtimi i marreveshjes se Reformes Zgjedhore. Nuk eshte sekret qe une njoh dhe kam shume miq ne Itali. Kryesisht ata jane njerez te medias. Politikes dhe Biznesit. Edhe ne shkrimin ne fjale behet fjale se une paskam njohje me ish Kryetarin e Komisionit te Mbrojtjes te Senatit italian Sergio De Gregorio. Sigurisht kam njohur kete senator dhe shume te tjere deputete, ministra madje dhe Kryeministra dhe Presidente. Pavaresisht qasjes qesharake te nje shkrimi te porositur se une paskam lobuar kunder qeverise Tone ne Itali e atij qe i paskam lobuar dhe me paska paguar per “detyren” qe i paskam dhene. Me duhet te them se kjo eshte vetem nje SHPIFJE dhe asgje me teper. Cdo kritike, oponence dhe opozite qe kam bere me kete qeveri dhe qeverite e meparshme i kam patur publike dhe do ti kem publike. I vetmi koment qe kam eshte SHPIFJE, sa per plehrat ato nuk jane vetem mbetje organike dhe urbane por mbi te gjitha mbetje njerezore. Ilir Kulla.

Reagimi i Ilir Kullës vjen pas një shkrimi të publikuar sot në mediat italiane, ku thuhet se pas arrestimit të një grupi që zhvaste bizneset dhe pastronte para, fshihej senatori Sergio De Gregorio. De Gregorio, botues i “Pianeta Italia”, që publikoi shkrimin se  1400 konteinerë me mbetje toksike, kishin hyrë për t’u groposur në Shqipëri, është prangosur, ndërsa në përgjime, sipas mediave italiane, anti-mafia ka zbuluar se lajmi është sajuar nga Ilir Kulla, këshilltar i presidentit Ilir Meta. Në shkrim thuhet se Kulla ka hyrë në Itali dy ditë para se të botohet artikulli i rremë tek Pianeta Italia.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir kulla konteineret me mbetje pianeta italia sergio de gregorio ilir kulla konteineret me mbetje pianeta italia sergio de gregorio

Sondazh

Poll