Politike

Të buzëqeshur, Rama publikon foton me Thaçin: Pas një bashkëbisedimi si gjithnjë vëllazëror 

5 Qershor 2020, 12:58 Nga DOSJA
Të buzëqeshur, Rama publikon foton me Thaçin: Pas një

TIRANË– Kryeministri Edi Rama pas takimit me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar edhe një foto me të ku shkruan: Me Presidentin e Kosovës, pas një bashkëbisedimi si gjithnjë vëllazëror. 

Kujtojmë se takimi mes Ramës dhe Thaçit  vjen pasi  ky i fundit është pritur në një takim nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta. Thaçi u shpreh ditën e djeshme se kishte ardhur në Shqipëri për një vizitë miqësore, për të takuar liderët politikë për shkak edhe të zhvillimeve të fundit politike në të dy vendet.

Kjo është edhe vizita e parë e Thaçit pas rihapjes së kufirit mes dy vendeve, si shkak i pandemisë së Covid-19. Por Thaçi gjatë pandemisë ka zhvilluar një vizitë jo zyrtare në Shqipëri dhe u akuza se kishte kaluar ilegalisht dhe Behgjet Pacollin. 

Në këtë takim me Ramën, politikanët e dy vendeve shihen të buzëqeshur, ndërsa kryeministri Rama nuk ka dhënë më shumë detaje mbi takimin e tyre, pasi krahas fotos ai ka shkruar se bashkëbisedimi mes tyre është si gjithmonë vëllazëror.

(A.C. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hashim thaci thaçi në shqipëri edi rama hashim thaci thaçi në shqipëri

Sondazh

Poll