Politike

Këshilltari i Metës pas Fake news-it për mbetjet/ Rama: Shpifje plehrash, këta duan të shpëtojnë shqiptarët prej meje

5 Qershor 2020, 12:23 Nga DOSJA
Këshilltari i Metës pas Fake news-it për mbetjet/ Rama: Shpifje

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një shpifje lajmin që trazoi tri vite më parë politikën shqiptare, teksa u raportua se 1400 konteinerë me mbetje toksike do të vinin në Shqipëri për t’u groposur. Në një status në rrjetet sociale, Rama ka postuar linkun e një prej mediave shqiptare, ku shihet zbardhja e skandalit, që sipas prokurorisë italiane është financuar nga këshilltari i Presidentit Ilir Meta. Krahas postimit, Raama shkruan me ironi, se këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga ai.

Kjo shpifje plehrash kishte synim të furnizonte me municion kundër meje Çadrën nën dritaren e Kryekuvendarit! Po më e neveritshmja është që plehrat i’u hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës!Ja këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga unë!”- shkruan Rama krah lajmit. 

Kjo shpifje plehrash kishte synim të furnizonte me municion kundër meje Çadrën nën dritaren e Kryekuvendarit! Po më e neveritshmja është që plehrat i’u hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës!Ja këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga unë!https://t.co/lz8yAHky2I

— Edi Rama (@ediramaal) June 5, 2020

Reagimi i Ramës vjen pas një shkrimi të publikuar sot në mediat italiane, ku thuhet se pas arrestimit të një grupi që zhvaste bizneset dhe pastronte para, fshihej senatori Sergio De Gregorio. De Gregorio, botues i “Pianeta Italia”, që publikoi shkrimin se  1400 konteinerë me mbetje toksike, kishin hyrë për t’u groposur në Shqipëri, është prangosur, ndërsa në përgjime, sipas mediave italiane, anti-mafia ka zbuluar se lajmi është sajuar nga Ilir Kulla, këshilltar i presidentit Ilir Meta. Në shkrim thuhet se Kulla ka hyrë në Itali dy ditë para se të botohet artikulli i rremë tek Pianeta Italia.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir kulla konteineret me mbetje pianeta italia sergio de gregorio edi rama ilir kulla konteineret me mbetje pianeta italia sergio de gregorio

Sondazh

Poll