Politike

I përmendin përgjimet e “Bild”, Damian Gjiknuri: Nuk ka të kulluar në shoqëri por k’ka gjë më të keqe sesa kur…

4 Qershor 2020, 20:51 Nga DOSJA
I përmendin përgjimet e “Bild”, Damian Gjiknuri: Nuk ka

TIRANË- Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24 ngriti një shqetësim që ekziston prej 30 vitesh, sipas tij, ndërhyrja e politikës në procesin zgjedhor.

Teksa kishte përballë Damian Gjiknurin, Vasjari i përmendi edhe përgjimet e gazetës gjermane “Bild” që tregonte për shitblerjen e votave në 2017. Por ndonëse i përfshirë në ato përgjime, Gjiknuri u shpreh se bëhej fjalë për një rast sporadik që nuk e ka ndryshuar në total vullnetin e zgjedhësve.

Arjan Vasjari: Bild vërteton se politika ka ndërhyrë në zgjedhje ka bërë shkelje zgjedhore.. Mbas 30 vitesh s’mund të pranohet më kjo histori që ka kërcënime për votën, ka shitblerje.

Damian Gjiknuri: Nuk ka të kulluar në shoqëri, natyrisht proceset nuk janë perfekte, por manipulim është kur i heq dikujt mandatin. Ti thua në 1 milion e 700 mijë transaksione vote paska pas disa parregullsi. Njeriu që synon absoluten nuk e përmirëson kurrë veten. Janë gjëra sporadike. Ja kishim zgjedhje në 2013, pati probleme por rezultatin se diskutoi njeri. Në 2017 asnjë sondazh nuk e nxirrte Bashën fitues, natyrshëm nuk i fitonte zgjedhjet ai. Prandaj edhe kjo u kthye në cështje politike nga ata, pavarësisht se Shqipëria ka halle të tjera të mëdha. Humbësit duhet të pranojë kush bën lidhje të shkurtër del nga rruga, do i bjerë gjatë. S’ka gjë më të keqe se të goditet dikush për shkak të një perceptimi mediatik.

Marrë nga: BallkanWeb 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiiknuri damian gjiiknuri

Sondazh

Poll